Sulm kamikaz në Pakistan: Të paktën 12 të vdekur, 30 të plagosur, përfshirë fëmijë

4 Mars 2025 | 22:36

Të paktën 12 persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi disa persona sulmuan një bazë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit pas dy sulmeve vetëvrasëse, thanë zyrtarët sot.

Përgjegjësinë për sulmin në qytetin Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, e mori grupi Jaish al-Fursan, i cili është i lidhur me talebanët pakistanezë, raporton AP.

Sipas këtij grupi, në sulm janë vrarë dhjetëra pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ushtria pakistaneze nuk ka konfirmuar ende viktima.

Dy persona hodhën veten në erë pranë murit të bazës, duke bërë një vrimë në të, pas së cilës disa sulmues u përpoqën të hynin në perimetrin e bazës, por u eliminuan, tha një zyrtar i sigurisë.

Shpërthimet kanë dëmtuar edhe shtëpitë e afërta, mes viktimave ka edhe katër fëmijë, ndërsa disa banorë janë plagosur.

Ky është sulmi i tretë militant në Pakistan që nga fillimi i festës së Ramazanit të dielën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026