Sulm me armë në një kishë në Gjermani, 6 të vdekur
Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një kishë në qytetin e Hamburgut në Gjermani.
Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një kishë në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel, e cila është identifkuar si qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.
Nuk dihet ende nëse ka pasur një apo më shumë sulmues, por është nisur një operacion në shkallë të gjerë për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Nga pamjet e para të publikuara në mediat e huaja shihen policë dhe autoambulanca në vendngjaje, të cilët po ndihmojnë personat e plagosur.
Banorëve aty pranë iu kërkua nga autoritetet që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre teksa operacioni për kapjen e autorëve është në vijim.
“Nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit i bëjmë thirrje publikut që të mos ndajë supozime ose të përhapë thashetheme”, apeloi policia gjermane.
Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer