Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Të paktën 11 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron që goditi një treg në shtetin e Kordofani i Veriut në Sudan, sipas një organizate sudaneze për të drejtat e njeriut.
Grupi i Avokatëve të Emergjencave njoftoi se sulmi ndodhi të shtunën në mëngjes në tregun e zonës Abu Zaeima, në lokalitetin Hamrat Al Sheikh. Sipas të dhënave paraprake, përveç viktimave, dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur.
Organizata dënoi sulmin, duke theksuar se ai erdhi më pak se 24 orë pasi sulme të ngjashme me dronë kishin goditur fshatra dhe një automjet civil në të njëjtën zonë. Sipas saj, shënjestrimi i civilëve dhe infrastrukturës civile përbën shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Grupi nuk identifikoi autorët e sulmit, por zona është përfshirë nga luftime intensive javët e fundit, ndërsa ushtria sudaneze përpiqet të rimarrë territore nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Më herët gjatë ditës, organizata raportoi gjithashtu se katër persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulme të tjera me dronë ndaj dy fshatrave në Kordofanin e Veriut.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rritjen e sulmeve me dronë në rajonin e Kordofanit, duke bërë të ditur se këto sulme kanë shkaktuar të paktën 880 viktima civile në periudhën janar-prill 2026.
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’