Sulm terrorist në Iran, 15 viktima dhe 40 të plagosur

27 Tetor 2022 | 15:31

Të paktën 15 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në një “sulm terrorist” në faltoren Shahcheragh në qytetin e Shirazit, në jug të Iranit, sipas mediave shtetërore dhe zyrtarëve iranianë.

Mësohet se në mesin e viktimave ishin dhe dy fëmijë.

Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar dy nga sulmuesit e dyshuar, ndërsa po bëhen kërkimet për të arrestuar dhe persona të tjerë të përfshirë në sulm, raporton CNN.

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një nga anëtarët e saj kishte “shënjestruar grupet e jobesimtarëve, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra prej tyre. ”

Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë që shpërthyen përleshjet në të gjithë Iranin, ndërsa mijëra njerëz shkuan në në varrin e Mahsa Amini në Saqqez, një qytet në provincën Kurdistan, pasi u shënuan 40 ditë nga vdekja e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026