Sulme në lindje të Ukrainës, Putin: Do forcojmë ushtrinë me artileri të avancuara

Putin
24 Shkurt 2023 | 18:00

Teksa ukraina shënon njëvjetorin e luftës, forcat ruse kanë vazhduar sulmet në lindje të vendit.

Presidenti Putin ka bërë të qartë se do të vazhdojë  te që ai e quan “operacion ushtarak”, duke perforcuar me shume ushtrinë e tij .

Rusia bombardoi rajonin lindor të Kharkiv, rajonin e Luhansk dhe Donetsk, zonat ku forcat ruse kanë përqendruar ofensivën e tyre. Ndërkohë, Alarmet për sulme ajrore nuk u dëgjuan në kryeqytetin Kiev.

Qeveria rekomandoi që shkollat të zhvendosin mësimin në internet dhe punonjësve të zyrave iu kërkua të punojnë nga shtëpia.

“Nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të vazhdojmë operacionin. Rusia do të kryejë zhvillimin e ekuilibruar dhe me cilësi të lartë të të gjithë komponentëve të forcave të armatosura në veçanti duke pajisur trupat me sisteme të reja sulmi, pajisje zbulimi dhe komunikimi, drone dhe sisteme artilerie,” tha Putin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026