Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës vranë dy persona dhe plagosën 4 të tjerë në rajonin e Samit, bënë të ditur të dielën autoritetet lokale.
Sipas burimeve, një grua 64-vjeçare humbi jetën si pasojë e një sulmi me dronë në lokalitetin Bilopol, ku gjithashtu dy burra të moshave 51 dhe 66 vjeç mbetën të lënduar.
Edhe viktima e dytë ka qenë një grua rreth së njëjtës moshë e cila gjeti vdekjen në lokalitetin Seredino-Budsk, që u sulmua me bomba ajrore të telekomanduara, dronë, artileri dhe goditje mortaje.
Konkretisht, në rajonin e Samit u bombarduan 17 vendbanime, saktësuan më tej burimet zyrtare.
Ndërkohë, një impiant lëndësh kimike, një depozitë nafte dhe një sërë lokalitetesh ruse u goditën në orët e para të së dielës nga sulmet ukrainase.
Impianti i lëndëve kimike Azot, i ndodhur më Novomoskovsk, mori zjarr, bëri të ditur një kanal monitorues në rrjetin “Telegram”.
I ndodhur rreth 200 kilometra në jug të Moskës, centrali është prodhuesi më i madh i amoniakut dhe nitrogjenit fertilizues në Rusi.
Në rrethana të ngjashme mori zjarr edhe një depozitë nafte në Ribinsk.
Autoritetet ruse konfirmuan sulmin në Novomoskovsk gjatë orëve të natës, por nuk komentuan sulmet e tjera në impiantin e Azotit.
Zonat në fjalë ndodhen përkatësisht 395 kilometra nga Ukraina dhe 700 kilometra nga kufiri mes dy vendeve. Ndërkohë, në vijim të sulmeve ukrainase, një godinë e banuar u godit në qytetin rus të Orjalit, bashkë me një stacion hekurudhor.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit