Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara me drogë, 3 viktima në Paqësor

23 Tetor 2025 | 21:00

Forcat amerikane kanë goditur një anije të dytë që dyshohet se po transportonte drogë në Oqeanin Paqësor, mes një fushate në rritje të SHBA-së kundër kontrabandës së drogës në det.

Tre persona u vranë në sulmin e së mërkurës. Sulmi ndodhi disa orë pasi SHBA-të goditën një anije tjetër në Paqësor, duke vrarë dy persona.

Qeveria e Kolumbisë ka denoncuar SHBA-në për kryerjen e sulmeve ndaj anijeve pranë bregdetit të saj. Sulmet e së mërkurës ishin të parat në ujërat e Paqësorit, pasi shumica e sulmeve të mëparshme ishin në Karaibe.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth u shpreh se këto sulme do të vazhdojnë, ditë pas dite. Sipas tij personat nuk janë thjesht trafikantë droge po janë narko-terroristë që sjellin vdekje dhe shkatërrim në qytetet amerikane.

Të paktën 37 persona janë vrarë në sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë, përfshirë një sulm të kohëve të fundit ndaj një anijeje gjysmë-nëndetëse në Karaibe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026