Sulmet izraelite vrasin 42 persona në Gazë
Sulmet izraelite nëpër Rripin e Gazës i kanë vrarë 42 njerëz të mërkurën, pasi ushtria izraelite e ka vazhduar rrethimin e pjesëve të enklavës palestineze duke i përqendruar trupat përreth spitaleve dhe strehimoret e refugjatëve, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë dhe banorët.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thanë se nuk do të ishin në gjendje të fillonin fushatën vaksinimit kundër poliomielitit në veriun e Gazës siç ishte planifikuar, për shkak të bombardimeve të ashpra, zhvendosjes masive dhe mungesës së qasjes.
Forcat izraelite filluan operacionin në veri rreth tre javë më parë për, siç thanë, ta parandaluar rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Operacioni është intensifikuar prej kur kreu i Hamasit, Yahya Al-Sinwar, u vra nga një sulm izraelit një javë më parë.
Aleatët e Izraelit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se shpresojnë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë mundësi të re për paqe, duke ia mundësuar Izraelit të deklarojë se ka arritur disa nga synimet e tij kryesore në Gaza.
Por, deri tani, forcat izraelite duket se vetëm sa e kanë intensifikuar sulmin e tyre, veçanërisht në zonat veriore, ku Izraeli thotë se luftëtarët e Hamasit po rigrupohen në rrënojat e zonave që ishin ndër të parat që u sulmuan nga fushata e Izraelit vitin e kaluar.
Nga të paktën 42 persona të raportuar të vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë enklavën të mërkurën, 37 ishin në veriun e Gazës.
Spitalet në veri ose kanë ndaluar së ofruari shërbime mjekësore, ose funksionojnë me vështirësi për shkak të ofensivës. Spitalet ku mjekët kanë refuzuar urdhrat e evakuimit izraelit thonë se po u sosen transfuzionet e gjakut, si dhe arkivolet për të vdekurit.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit