Sulmet ruse ndërprenë energjinë elektrike, BE dërgon qindra gjeneratorë në Ukrainë
Bashkimi Evropian njoftoi të premten se po dërgon qindra gjeneratorë shtesë në Ukrainë për të garantuar furnizimin me energji elektrike për objektet kyçe, në një kohë kur sulmet e vazhdueshme ruse kanë lënë miliona qytetarë pa energji, ujë dhe ngrohje gjatë temperaturave ekstreme të dimrit.
Sipas Komisionit Evropian, mbi një milion ukrainas aktualisht ndodhen pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje, si pasojë e goditjeve të përsëritura ndaj infrastrukturës energjetike të vendit. Në këtë kuadër, BE-ja po vendos 447 gjeneratorë emergjence, me një vlerë totale prej 3.7 milionë eurosh, nga rezervat e saj strategjike.
Gjeneratorët do të përdoren për furnizimin me energji të spitaleve, strehimoreve dhe shërbimeve kritike, ndërsa komisionerja evropiane për menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib, tha se sulmet ruse po i privojnë qëllimisht civilët nga shërbimet bazë në mes të dimrit të ashpër.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi javën e kaluar shpalljen e një “gjendjeje të jashtëzakonshme” në sektorin e energjisë, pas sulmeve intensive ndaj furnizimit me ngrohje dhe energji elektrike, teksa temperaturat në disa zona kanë zbritur deri në -20 gradë Celsius.
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin