Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, BE dërgon 447 gjeneratorë emergjence në Ukrainë

23 Janar 2026 | 13:03

BE-ja do të dërgojë 447 gjeneratorë emergjence në Ukrainë, pasi sulmet ruse kanë lënë shumë ukrainas pa ngrohje në kushte të ftohta.

Komisioni Evropian tha se gjeneratorët do të mobilizohen nga rezervat strategjike të BE-së në Poloni dhe kanë një vlerë prej 3.7 milionë eurosh.

Ministria ukrainase për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës do të shpërndajë pajisjet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ukrainas në komunitetet më të prekura. 

Rusia prej kohësh ka kryer sulme të rënda me raketa dhe dronë në infrastrukturën e saj energjetike. Mijëra njerëz në Kiev dhe qytete të tjera kanë vuajtur nga ndërprerje të gjata të energjisë elektrike dhe kanë mbetur pa ngrohje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social se nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë,...
18:45 | 24/07/2026