Sulmi kibernetik akt i pastër terrorist, thotë ish-drejtuesi i prokurorisë
Eugen Beci, ish-drejtues i krimeve të rënda e cilësoi sulmin kibernetik sulm të pastër terrorist ndaj shtetit shqiptar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beci iu referua daljes së emaileve të Gledis Nanos, të cilat sipas tij lidhen me periudhën kur ky i fundit drejtonte Antiterrorin.
“Është sulm i mirëfilltë terrorist pasi në të gjithë elementët e vet, duke krijuar panik pasiguri, problematik me organet ligjzbatuese përmes ndërhyrjeve dhe prishjes së një infrastrukture të rëndësishme që ka dokumente sekrete”, tha Beci.
Sipas tij, fakti që sistemi i fshehtë i policisë së shtetit është hakeruar mbart edhe rrezikun e ndërhyrjes në të dhe manipulimet e mundshme që mund të keqpërdoren nga krimi, ndaj e cilësoi të drejtë ndalimin e publikimit të këtyre materialeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta