Sulmi në Bondi, autorët hodhën 4 eksplozivë! Praktikuan të shtënat për disa javë
Personat e armatosur që dyshohet se kryen sulmin vdekjeprurës në Bondi Beach javën e kaluar hodhën katër eksplozivë në fillim të sulmit. 24-vjeçari Naveed Akram është akuzuar për dhjetëra vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje.
Akram, i cili u qëllua nga policia gjatë sulmit, u lirua nga spitali të hënën dhe u transferua në një burg. Personi i dytë i dyshuar për sulmin është babai i tij Sajid Akram i cili u qëllua për vdekje.
Sipas dokumenteve të policisë, dyshja regjistroi një video në tetor, në të cilën ulen përpara flamurit të grupit të Shtetit Islamik. Policia bën me dije se babë e bir e e planifikuan me kujdes këtë sulm terrorist për shumë muaj.
Videot në telefonin e Naveed treguan se dyshja ishte e motivuar nga “ideologjia ekstremiste e dhunshme” e lidhur me grupin e Shtetit Islamik.
Një video tjetër dyshohet se tregonte dyshen duke kryer stërvitje me armë zjarri në atë që policia beson se është zona rurale e Uellsit të Ri Jugor në tetor.
Policia pretendoi se kamerat e sigurisë të regjistruara në plazhin Bondi dy ditë para sulmit treguan gjithashtu familjen Akram duke drejtuar makinën drejt zonës.
“I akuzuari dhe babai i tij, S Akram, shihen duke dalë nga automjeti dhe duke ecur përgjatë urës për këmbësorë, duke qenë në të njëjtin pozicion ku ata morën pjesë dy ditë më vonë dhe qëlluan ndaj qytetarëve”, shkroi policia.
Policia pretendoi se kamerat e sigurisë filmuan gjithashtu çiftin duke dalë nga një banesë me qira në periferi të Sidneit, Campsie, disa orë para sulmit, duke mbajtur me vete sende të gjata dhe të rënda të mbështjella me batanije.
Policia tha se sendet, të cilat ishin vendosur në një makinë, ishin tre armë zjarri, pajisje shpërthyese të improvizuara të prodhuara në shtëpi dhe dy flamuj të Shtetit Islamik.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit