Sulmi në Moskë: Agresori ishte “një njeri i vetmuar” dhe anëtar i një klubi qitjeje

21 Dhjetor 2019 | 13:10

Mediat ruse kanë raportuar se personi i armatosur që qëlloi për vdekje një oficer sigurie dhe plagosi pesë të tjerë jashtë zyrave qendrore të Agjencisë Federale të Sigurisë ruse ishte anëtari i një klubi qitjeje.

Stacioni televiziv REN dhe e përditshmja “Komsomolskaya Pravda” e kanë identifikuar agresorin si 39 vjeçarin Yevgeny Manyurov, banor në qytetin Podolski, në të dalë të Moskës.

Ata thanë se Manyurov punonte si roje i një kompanie private të shërbimeve të sigurisë dhe se praktikonte qitje. Ai kishte në pronësi një arsenal të vogël armësh gjuetie dhe pushkësh dhe kishte marrë pjesë në gara qitje, duke dalë i treti në një event të organizuar në nëntor.

Banorët e një pallati në qytetin e Podolskit, aty ku Manyurov jetonte me të ëmën, e përshkruajnë atë si një person i vetmuar, i cili pothuajse nuk fliste me njeri.

Autoritetet ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e agresorit, i cili hapi zjarr të enjten, jashtë selisë së Zyrës së Shërbimit rus të Sigurisë, e njohur si FSB-ja, agjencia pasuese kryesore e KGB-së. Ai vrau një oficer dhe plagosi pesë të tjerë, përfshirë dhe një qytetar, përpara se policia ta qëllonte për vdekje.

Zyrtarët rus nuk kanë dhënë shpjegime për motivet e mundshme të agresorit, por sulmi ndodhi shumë pak pasi Presidenti Vladimir Putin përmbylli konferencës e tij të përvitshme të lajmeve.

Lexo këtuPresidenti rus Vladimir Putin përgjigjet në konferencën e përvitshme të lajmeve

Në kohën kur ndodhi sulmi, Putin, një veteran i KGB-së, foli në një koncert në Kremlin në nder të oficerëve të FSB-së dhe personelit të sigurisë më pak se një kilometër larg vendngjarjes.

 

Një person ka humbur jetën, pas të shtënave pranë selisë së Shërbimit të Sigurisë në Rusi

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026