​Sulmi në një shkollë në Teksas, Osmani: Mendimet tona me familjet e viktimave

25 Maj 2022 | 11:27

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ndjen dhimbjen me popullin amerikan për jetët e humbura në sulmin e së martës në një shkollë në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të mësuese.

Ajo tha se mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve që humbën jetën në këtë sulm.

“E lënduar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës së tyre. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Të martën, një 18-vjeçar dyshohet se vrau 19 fëmijë, dy mësuese dhe gjyshen e tij me armë zjarri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026