Sulmi rus godet martenitetin në Ukrainë, vdes foshnja e sapolindur
Një nënë u shpëtua të mërkurën nga rrënojat e një marteniteti në Ukrainën jugore pasi një sulm rus shkatërroi objektin, duke vrarë foshnjën e saj të porsalindur, thanë zyrtarët ukrainas.
Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës thanë se gruaja sapo kishte lindur fëmijën në maternitetin në qytetin e Vilnyansk, në rajonin e Zaporizhzhia, në momentin që spitali u sulmua nga bombardimet ruse.
Sipas informacioneve paraprake, askush tjetër nuk është nën rrënoja, shtuan ata, raporton CNN.
Më herët, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia tha se forcat ruse “kishin lëshuar raketa të mëdha në një repart të vogël materniteti në spitalin Vilnyansk”.
Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Pjesë të rajonit më të gjerë të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e pretendon atë si territor rus në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit