Sulmi rus në Ukrainën perëndimore, 22 persona rezultojnë të zhdukur

20 Nëntor 2025 | 09:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se 22 persona rezultojnë të zhdukur në vendin e sulmit rus në qytetin perëndimor të Ternopilit.

Sulmi ndodhi të mërkurën. “Deri më tani, është konfirmuar se 26 persona kanë vdekur, përfshirë tre fëmijë”, shkroi Zelensky në X. Ai shtoi se operacioni i kërkim-shpëtimit gjatë natës vazhdoi këtë mëngjes.

Mediat ukrainase raportuan se shpërthime u dëgjuan në orët e para të 19 nëntorit në rajonet e Ternopilit, Kmelnitskijt, Ivano-Frankivskit, Rivnes, Lvivit dhe Dnipropetrovskut, teksa sulmet shënjestruan lindjen dhe perëndimin e Ukrainës.

Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës njoftuan se dy ndërtesa të larta banimi u goditën në qytetin e Ternopilit, duke lënë të paktën 25 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë. Më shumë se 92 persona u plagosën nga sulmi, përfshirë 18 fëmijë.

Një zyrtar ushtarak tha se njëra nga ndërtesat mund të jetë goditur nga një raketë lundruese e lëshuar nga ajri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026