Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih
Një sulm me raketa ruse vrau tre persona në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, thanë zyrtarët ukrainas të martën duke akuzuar Rusinë se ka goditur një zonë civile me municione thërrmuese.
Oleksandr Vikul, kreu i këshillit të mbrojtjes së qytetit, tha në një postim në aplikacionin Telegram se 25 persona u plagosën gjithashtu në sulm, i cili u krye nga një raketë balistike që mbante një kokë luftarake me municione thërrmuese.
“Njerëzit që vdiqën ishin 200 metra larg njëri-tjetrit për shkak të kësaj arme barbare”, tha Vikul, duke shtuar se nesër do të shpallet një ditë zie në qytet.
Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili vjen nga Krivyi Rih, reagoi ndaj sulmit duke bërë thirrje për më shumë presion ndërkombëtar mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës dhe për një furnizim më të shpejtë të Ukrainës me pajisje kundërajrore.
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë