Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në shtëpinë e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në San Francisco, ku u plagos burri i saj.
Mësohet se Paul Pelosi i është nënshtrua një operacioni, pasi sulmuesi, i identifikuar si David Depape e goditi me çekiç në kokë. 82-vjeçari ka plagë edhe në krahë dhe duar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pelosi nuk ishte në shtëpinë e San Franciskos kur incidenti ndodhi të premten në mëngjes.
Autori njihet nga të gjithë si një person i çuditshëm dhe mbështetës i Donald Trump.
Tre nga të afërmit e DePape i thanë CNN se ai është larguar nga familja e tij prej vitesh dhe konfirmuan se llogaria në Facebook, e cila u hoq nga kompania e mediave sociale të premten, i përkiste atij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosi, plagoset bashkëshorti
- Pas Nancy Pelosit, delegacioni i dytë nga Kongresi i SHBA viziton Tajvanin
- Pelosi fajëson Azerbajxhanin për luftimet me Armeninë