Superliga, Dinamo e Kastrioti barazojnë ndaj Teutës dhe Tiranës
Dinamo dhe Kastrioti ia dolën të ndalin në barazime Teutën dhe Tiranën. Në këtë mënyrë Kukësit i hapet rrugë, që nëse fiton, të zgjasë më tej nesër kryesimin e kampionatit.
Në javën e tretë të kampionatit shqiptar të futbollit, “Blutë” e Bledi Shkëmbit ia dolën të marrin pikë në stadiumin “Niko Dovana” të Teutës.
Skuadra tiranase luajti mirë duke ruajtur rezultatin 0-0 përballë kampionëve në fuqi. Durrësakët e Eduard Martinit nuk luanin përballë Dinamos në kampionat që prej vitit 2012, kur asokohe fitonin 1-0. Në fakt fitorja e fundit e “Bluve” në Durrës daton 13 shtatorin e vitit 2010.
Sidoqoftë rikthimi i tyre në Superiore këtë vit ka treguar se nuk ka ardhur pa merita pasi ky ishte barazimi i dytë pas atij me Laçin një javë më parë.
Në sfidën tjetër, Kastrioti rezultoi skuadër e fortë për Tiranën e Orges Shehit. Krutanët e Ramadan Ndreut realizuan të parët me anë të Abaz Karakacit pak para fundit të pjesës së parë.
Tirana u mundua të reagojë në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit shpejt, përmes Taulant Seferit, minuta e 50-të, por nuk ia doli që ta përmbysë dot rezultatin duke e mbyllur ndeshjen në 1-1.
Ngjashëm si me Dinamon e Teutën, ky ishte barazimi i dytë radhazi për Tiranën që ngec në kuotën e 5 pikëve po aq sas dy skuadrat e jera.
Të dielën është radha e Kukësit kryesues (6 pikë) që luan përballë Laçit. Vëmendje do të ketë në duelin Partizani-Vllaznia, pasi të kuqtë vijnë nga dy ndeshje pa fitore, ndërsa Egnatia do të luajë kundër Skënderbeut.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta