Superliga e Evropës, Artan Shyti: Egoizëm i klubeve të mëdha

20 Prill 2021 | 10:19

Specialisti i futbollit Artan Shyti komentoi për Euronews Albania vendimin e klubeve të mëdha të Evropës për të krijuar një ligë të re në Evropë.

Shyti tha se nisma për “Superligë Evrope” nuk vjen si “rrufe në qiell të hapur”, pasi për të qe diskutuar edhe më parë, mirëpo ai e konsideroi si vendim “egoist” për të arkëtuar më tepër para.

“Një egoizëm i justifikuar nga këndvështrimi i klubeve të mëdha, por parë nga organizatat ndërkombëtare si UEFA apo FIFA është një farë karshillëku që do të krijojë probleme, por që është për t’u diskutuar dhe zgjidhur,” – u shpreh Shyti, i cili shtoi se sporti është një fushë ku elita nuk është gjithmonë e përcaktuar dhe paratë nuk të bëjnë gjithmonë kampion.

Eksperti i futbollit u përqendrua më tej te fakti se ky zhvillim nuk është pozitiv për sportin shqiptar, pasi klubet shqiptare përfitojnë kur luajnë përballë një klubi të madh evropian. Megjithatë Shyti tha se si spektatorë sportdashësit ndjekin më shumë një përballje skuadrash të njohura.

“Nga këndvështrimi i spektaklit, i gjenerimit të parave është gjithmonë më interesante të shohësh klube të mëdha që përplasen, mirëpo nga këndvështrimi i nevojës për zhvillim dhe ky është problemi që sheh UEFA, për të dhënë një mundësi, është problem shumë kompleks,” – tha më tej Shyti.

Për klubet që i janë bashkuar kësaj nisme janë premtuar nga banka J.P-Morgan në Shtetet e Bashkuara një financim prej mbi 4 miliardë dollarësh, duke premtuar kështu arkëtime të majme.

Shyti kujtoi se për futbollin tashmë po bëhet fjalë për një moment kyç pasi po vihet në diskutim rëndësia e futbollit të klubeve më shumë se sa i kombëtareve, pasi futbollistët po kërcënohen me përjashtime nga aktivitetet ndërkombëtare. Ai shtoi se tashmë po flitet për ndikimin ekonomik duke i vendosur klubet mbi aspektet emotive, morale apo dhe përbashkuese që ishin dikur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026