Superliga në fushë, luhet java e tetë, vëmendja tek ndeshja Vllaznia-Partizani
Të dielën do të luhen takimet e javës së tetë të Kategorisë Superiore.
Vëmendja më e madhe do të jetë tek takimi mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Shkodranët janë kryesuesit e kampionatit dhe këtë edicion kanë deklaruar se pretendojnë vendet e para të renditjes, ndërsa në anën tjetër skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk humbet prej 6 ndeshjesh në kampionat, si dhe nuk ka pësuar asnjë gol gjatë kësaj periudhe.
“Deri tani Vllaznia ka bërë kampionat shumë të mirë si në marrjen e pikëve, edhe në lojë. Kanë kontingjent thuajse të dubluar. Kanë entuziazëm dhe e shprehin këtë edhe në fushë, kështu që Vllaznia meriton vendin e parë sepse përveç golave e pikëve kanë luajtur edhe bukur. Duhet marrë seriozisht, pavarësisht se ka pasur ndonjë luhatje të vogël edhe prej faktit se luan futboll të hapur. E kishte këtë luhatje ndaj Kukësit, por duhet marrë shumë seriozisht”, u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.
Në takimet e tjera mund kampionët e Tiranës duan fitoren e dytë radhazi në takimin me Apoloninë e Fierit, që në mesjavë gëzoi suksesin e parë në kampionat ndaj Skënderbeut. Bylis në anën tjetër është në kërkim të suksesit të parë për këtë sezon, ndërsa mjaft interesante pritet të jetë dhe sfida mes Teutës dhe Laçit.
Nënkampionët e Kukësit do të kërkojnë fitoren e pestë radhazi ndaj Skënderbeut, që ka pësuar 3 humbje në katër ndeshjet e fundit.
Lexoni gjithashtu:
Tirana kërkon kthesën në Laç, Partizani mat forcat me Teutën
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta