Superliga, Partizani merr përkohësisht kryesimin, Kukësi ndal Tiranën në barazim

17 Prill 2021 | 18:33

Partizani mori përkohësisht kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit duke mundur 3-1 Kastriotin, ndërsa Tirana e Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

Në ndeshjet e vlefshme për javën e 28-të Partizani ia doli të përmbyste krutanët. Si fillim Klejdi Daci realizoi për Kastriotin, por më pas “Të kuqt” reaguan duke gjetur golin me mbrojtësin Esin Hakaj.

Pjesa e dytë pa Partizanin të realizojë edhe dy herë me Junior dhe Asani duke siguruar fitoren e trembëdhjetë për këtë sezon, të dytën në radhë pas barazimeve pa gola me Vllazninë dhe Teutën.

Paralelisht në ndeshjen tjetër, Tirana u ndal nga Kukësi në minutën e 89-të. Fillimisht verilindorët kishin realizuar me anë të Friday në pjesën e parë, por në të dytën u përmbysën 2-1 nga golat e Seferit dhe Elton Cales.

Mirëpo kur u duk se bardheblutë kishin siguruar fitoren, Ibraimi realizoi në të 89-ën duke bërë që Kukësi të marrë pikë domethënëse për të qëndruar në mesin e tabelës.

Takimet e sotme i hapin vend atyre të së dielës ku Skënderbeu luan me Teutën, dhe Vllaznia me Apoloninë.

Kampionati kryesohet momentalisht nga Partizani me 50 pikë, pas vijnë Teuta me 49 dhe Vllaznia me 47, të cilat kanë një ndeshje më pak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026