Superliga, Teuta merr kryesimin duke mundur Laçin, Vllaznia e Partizani ndajnë një pikë

3 Prill 2021 | 18:23

Përballjet mes katër pretendenteve për titullin në kampionatin shqiptar të futbollit nxori si fituese vetëm Teutën, e cila mposhti Laçin 1-0.

Një gol i Dejvi Bregut ka mjaftuar që “Djemtë e Detit” të mposhtin bardhezinjtë e Shpëtim Duros.

Skuadra e Eduard Martinit arriti kështu të zhbëjë pikërisht atë humbje të 31 janarit kundër Laçit, që ishte shënuar po 1-0.

Kështu Teuta merr kryesimin e kampionatit pasi në ndeshjen tjetër Vllaznia dhe Partizani ndanë nga një pikë duke barazuar pa gola mes tyre.

Nga këto përballje skuadra që humbi më shumë duket të jetë Laçi, që shënoi humbjen e dytë radhazi pas asaj me Tiranën më 21 mars.

Të dielën e ardhshme parashikohet tjetër sfidë e vështirë dhe vendimtare në rrugën drejt titullit, pasi Laçi pret Vllazninë.

Partizani do të luajë me Bylisin – një nga skuadrat më në formë të pjesës së poshtme të tabelës, – ndërsa Teuta kundër Apolonisë.

Teuta e ka fituar vetëm një herë titullin kampion të Shqipërisë në vitin 1994. Kjo është hera e parë që ata kryesojnë kampionatin për këtë sezon. Vllaznia, 9 herë kampione, nuk fiton titullin prej 20 vitesh. Ajo ka kryesuar kampionatin për 23 nga 29 javë të këtij sezoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026