Superliga, Teuta merr kryesimin pas humbjes së Vllaznisë dhe ndalesës së Partizanit
Hapi fals i Vllaznisë dhe ndalesa e Partizanit i dha sot mundësinë Teutës që të marrë sërish kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit.
Në ndeshjet e javës së 30-të Teuta fitoi 2-0 transfertën me Kukësin, Vllaznia humbi 1-0 transfertën me Tiranën ndërsa Partizani barazoi 2-2 me Laçin.
Për “Djemtë e Detit”, kundër verilindorëve, realizuan sulmuesi Blerim Krasniqi dhe mbrojtësi Rustem Hoxha. Teuta bën kështu të harrohet humbja e së shtunës me Tiranën, ndërsa Kukësi rikthehet te seria e rezultateve negative duke mbetur në mes të tabelës.
Me një gol në minutën e 73-të Idriz Batha i Tiranës riktheu te humbja Vllazninë pas rreth një muaji rezultatesh pozitive. Bardheblutë konfirmuan se mund të jenë vendimtarë në garën për titull pasi mundën për herë të dytë një prej skuadrave pretendente.
Megjithatë nga humbja e Vllaznisë nuk mundi të përfitojë shumë Partizani, i cili mori vetëm një barazim 2-2 me Laçin. Eraldo Çinari dhe Junior Stenio zhbënë gabimet e të kuqve me dy gola duke shmangur humbjen përballë laçianëve të cilët i janë larguar luftës së titullit tashmë 5 pikë larg.
Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundi i kampionatit, kryeson Teuta me 55 pikë, pas vijnë Partizani 54, Vllaznia 53 dhe Laçi e Tirana me 50 dhe 49 pikë.
Kalendari parashikon përballje direkte mes Vllaznisë me Teutën javën e ardhshme, ndërsa më 16 maj dhe 22 maj parashikohet përballje direkte Teuta-Partizani dhe Partizani-Vllaznia.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta