Superliga, Tirana kërkon kthesën, bardheblutë presin Bylisin, Teuta Vllazninë
Pas humbjes përballë Vllaznisë në javën e tretë të Superligës, Tirana kërkon kthesën në ndeshjen e radhës, atë ndaj Bylisit e cila luhet mesditën e së mërkurës.
Trajneri i bardhebluve Nevil Dede kërkon fitoren e parë në stolin i Tiranës, por për të arritur një gjë të tillë kërkon nga futbollistët të tregojnë respekt maksimal për kundërshtarin.
“Është e vërtetë që rezultatet nuk janë të mira, sidomos për objektivat dhe historinë e klubit tonë. Mendoj se grupi është i qetë. Në këto momente që ne flasim, na takon të marrim më shumë përgjegjësi që të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe më pas çdo gjë të marrë rrugën që i takon këtij klubi,” – u shpreh Dede.
Vllaznia që në tre ndeshjet e para ka arritur tre fitore dhe mban me meritë kreun e klasifikimit kërkon një tjetër sukses, por kësaj herë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë kanë Teutën që llogaritet mes skuadrave pretendente për këtë sezon.
“Kemi ndërtuar një Vllazni të re dhe nuk jemi të kënaqur vetëm me pak. Duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të besojmë se me uri në fushë të luajmë për të fituar. Çdo sukses ka çmimin e vet. Duhet të kemi motivim dhe të rritemi si ekip,” – shprehet trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric.
Nga skuadrat e tjera, Skënderbeu kërkon të vijojë me ecurinë e rezultateve pozitive. Korçaret luajnë përballë Kastriotit që është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar.
Ndërkohë Apollonia pret Partizanin ndërsa Kukësi përballët me Laçin. Për Kukësin situata paraqitet e vështirë pasi në tre javë nuk kanë realizuar asnjë gol dhe mbajnë fundin e klasifikimit me vetëm 1 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta