Superliga, tjetër humbje për Vllazninë, Bylisi i vë seriozisht në diskutim kryesimin
Tashmë Vllaznia është zyrtarisht në krizë rezultatesh. Të premten Bylisi shtoi shanset për mbijetesë duke mundur 2-1 me përmbysje shkodranët.
Vllaznia realizoi e para me boshnjakun Haris Dilaver, mirëpo në pjesën e dytë Renato Spahiu dhe nigeriani Anthony Beji me penallti në minutën e 93-të përmbysën gjithçka.
Për shkodranët tashmë tre pikët mungojnë prej 13 shkurtit – kur u fitua 1-0 ndaj Apolonisë, – ndërsa prej pesë javësh nuk kanë mundur të rreshtojnë asnjë fitore – tre humbje dy barazime.
Ndalesa e radhës e Vllaznisë është një shans më shumë për Teutën dhe Laçin të cilat mund t’i marrin asaj kryesimin.
Bylisi nga ana tjetër siguron pikë të çmuara në luftën për mbijetesë. Tashmë me 22 pikë i largohet më tej Apolonisë (17 pikë) dhe Skënderbeut (16 pikë) të cilët mbyllin tabelën e renditjes.
Po të premten u luajt në mesditë edhe ndeshja Kukësi-Apolonia, e cila u mbyll barazim 1-1. Për skuadrën verilindore u bë e pamundur mbajtja e avantazhit të siguruar përmes Agim Ibrahimit, pasi prej minutës së 42-të luajtën me një lojtar më pak.
Largimi me të kuq i Fatjon Bytyçit i dha mundësi Apolonisë që në minutën e 85-të të realizonte me Mario Gjatën.
Lexoni gjithashtu:
Derbi Tirana-Partizani, trajnerët Daja dhe Shehi largojnë presionin
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta