Supersfida Mançester Junajtid-Totenhem, Konte kërkon fitoren në “Old Trafford’
Premier Liga angleze rikthehet këtë të mërkurë me super përballjen Mançester Junajtid-Totenhem. Skuadra e Ten Hag vjen e copëtuar në këtë përballje për shkak të mungesave të shumta, ndërkohë londinezët shihen si favoritë pasi renditen më mirë në tabelë.
Në dy ndeshjet e fundit në “Teatrin e Ëndrrave”, djajtë e kuq kanë mposhtur Arsenalin dhe kanë barazuar me Njukasëllin javën e shkuar.
Ndërkohë, interesant pritet të jetë dhe derbi londinez mes Brentfordit dhe Çelsit. Skuadra e Poter po kalon një formë shumë të mirë në kampionat dhe Çempions Lig, ku së fundmi mposhti Milanin.
Me një moral të lartë vjen dhe Liverpuli pasi mposhti Mancester Sitin, teksa luan në shtëpi i qetë ndaj West Hemit. Një fitore nga skuadra e Klop do t’i afronte ata me zonën Europë.
Njukasëlli përplaset në javën e 11 me Evertonin, ku miqtë vijnë nga ecuria negative me dy humbje radhazi. Këtë javë ishte planifikuar të luhej dhe supersfida Arsenal-Mançester Siti, por për shkak të angazhimeve në kompeticionet evropiane, do të shtyhet në një datë tjetër.
Skuadra e Artetës është surpriza e këtij sezoni në Premier Lig, teksa ndiqet nga Siti i Guardiolës me 4 pikë më pak.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit