Survejimi me dronë, Policia e Shtetit do të pajiset me mjete inteligjente

24 Qershor 2021 | 16:11

“Baykar Technologies” është kompania turke, ku Policia e Shtetit pritet të furnizohet me një flotë dronësh super-inteligjentë për luftën kundër krimit.

Kompania turke ka publikuar edhe pamjet e vizitës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryepolicit Ardi Veliu, të cilët pak javë më parë janë njohur nga afër me disa nga modelet e mjeteve fluturuese që prodhon “Baykar Defense”.

Euronews Albania ka mësuar se një nga dronët që mendohet të merret në përdorim është modeli “Bayraktar DIHA”, super-inteligjent, i ndërtuar dhe specializuar për misione zbulimi.

Ky dron ka aftësi të lëvizë me shpejtësi 80 kilometra në orë, të komandohet në një distancë deri në 150 kilometra, të qëndrojë në ajër në lartësi të mëdha për disa orë dhe të përcjellë pamje me rezolucion të lartë në kohë reale.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë operativë dhe në dispozicion të uniformave blu. Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit tenton të fusë teknologjinë e zhvilluar dhe të kushtueshme në punën e saj.

Disa vite më parë, me tender sekret u ble një dron profesional për mbështetjen e operacioneve policore nga kompania AIRBUS, me vlerë 350 mijë euro.

Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit janë përdorur dronët e thjeshtë kryesisht për kontrollin e zonave të thella me risk për kultivimin e kanabisit, të cilat kanë rezultuar efektivë, por nuk kanë munguar as incidentet pasi janë rrëzuar duke u qëlluar me armë nga trafikantët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026