Svastika të vizatuar me gjak njeriu në 50 makina, policia gjermane nis hetimet
Qyteti i Hanau-t në Gjermani është tronditur, pasi 50 svastika janë shfaqur ditët e fundit, të dyshuara se janë vizatuar me gjak njeriu, raporton Euronews.
Sipas raportimeve, policia gjermane tha këtë të enjte se po hetonte shfaqjen e svastikave në dhjetëra makina, në disa kuti postare dhe fasada ndërtesash në qytetin qendror të Hanau-t.
Zëdhënësi i policisë, Thomas Leipold, tha se oficerët u njoftuan të mërkurën në mbrëmje kur një burrë raportoi se kishte vënë re formën e një svastike të aplikuar në një lëng të kuqërremtë në kapakun e një makine të parkuar.
“Sfondi është plotësisht i paqartë”, tha Leipold, duke shtuar se hetuesit nuk e dinin nëse makina, kuti postare dhe ndërtesa specifike ishin vizatuar qëllimisht apo nëse svastikat ishin aplikuar rastësisht.
Ai tha se kishte edhe disa shkarravina të tjera në makina dhe në ndërtesa të cilat nuk mundi t’i identifikonte.
Për momentin, policia po heton dëmtimin e pronës dhe përdorimin e simboleve të organizatave jokushtetuese.
Shfaqja e emblemave naziste, përfshirë svastikën, është e paligjshme në Gjermani. Svastika konsiderohet gjerësisht si një simbol i urrejtjes që evokon traumën e Holokaustit dhe tmerret e Gjermanisë naziste. Supremacistët e bardhë, grupet neonaziste dhe vandalët kanë vazhduar ta përdorin atë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, për të nxitur frikë dhe urrejtje.
Ndërkohë, Hanau ishte në titujt kryesorë të lajmeve pesë vjet më parë kur një sulmues gjerman qëlloi dhe vrau nëntë persona me prejardhje emigrantësh në një bar kafeje, në një nga rastet më të këqija të terrorizmit të brendshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.
LEXONI GJTIHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit