Syzet e realitetit virtual që tregojnë simptomat e COVID-19 në distancë

1 Maj 2020 | 17:12

Një zhvillues i inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual në Kinë është përqëndruar në krijim e një tekonologjie të re në ndihmë të luftës kundër pandemisë botërore.

Në fund të vitit 2019, sipërmarrja e bazuar në Hangzhou, “Rokid Inc” krijoi një palë syzë të realitetit virtual, të cilat mund të vizualizojnë simptomat e virusit. Zv. presidenti i Rokid, Xiang Wenjie thotë se kërkesa për syzet e kompanisë së tij është rritur jashtëzakonisht shumë pasi qeveria, disa shkolla dhe parqe industriale blenë afro 1,000 palë. 

“Përveç matjes së zakonshme të temperaturës, syzet T1 mund ta masin atë edhe në distancë. Kjo është një ndihmë e madhe”, është shprehur Xiang. 

Të pajisura me sensorë infrared dhe një kamera, syzet u japin mundësinë personave që i kanë veshur ato, të shohin temperaturën e të tjerëve që kanë pranë. 

Kompania thotë se tashmë ata po mundohen ta përmirësojnë teknologjinë duke mundësuar matjen e njëkohësishme të disa temperaturave në ambjente të mëdha si në qendra tregtare apo aeroporte. 

Një qendër biznesi në Hangzhoi ka zëvendësuar termometrat e zakonshëm me syzet T1, në stendat ku punonjësit duhet të masin temperaturën përpara se të fillojnë punën. 

“Me ndihmën e disa pajisjeve të reja, dhe veçanërisht me këto syze, ne mund të masim temperaturën pa pasur kontakt. Ato janë shumë efikase në raste kur ka turma të mëdha njerëzish”, tha Jin Keli, president i “Greentown Property Management”. 

Gjithashtu roja e sigurisë Chen Guoqian thotë se puna e tij është thjeshtësuar shumë tani falë syzeve që ai vesh ndërsa patrullon në qendrën e biznesit. 

“Krahasuar me termometrin e zakonshëm, këto syze janë më të sigurta edhe më të përshtatshme, pasi mundësojnë mbajtjen e një distance të sigurt”, shprehet Chen. 

Kompania Rokid nuk është e vetmja që po merret me krijime teknologjike për të luftuar COVID-19. Disa sisteme termike imazherie, nga gjigandi SenseTime, janë instaluar në stacionet hekurudhore të Kinës. 

Coronavirus, i identifikuar për herë të parë në Wuhan, në kryeqytetin e provincës Hubei në Kinë, ka shkaktuar më shumë se 4,600 vdekje në Kinë dhe ka infektuar rreth 83,000 persona. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026