Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet 6.2 shkallësh të Rihterit ka goditur bregdetin lindor të Tajvanit, që është pasuar me tërmete me intensitet më të ulët, thanë autoritetet e këtij ishulli.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 30 kilometra nga brigjet e Hualienit, me një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Shërbimi Gjeologjik Amerikan raportoi se tërmeti ishte 5.9 ballë dhe me një thellësi prej 12 kilometrash.
Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima.
“Tërmeti është ndjerë në mbarë Tajvanin, pasi thellësia e tij ishte e vogël”, tha Chen Kuo-chang, kreu i qendrës sizmologjike të Tajvanit.
“Janë regjistruar edhe tetë tërmete pasuese dhe ne presim që të ketë edhe më shumë dridhje të tokës në ditët në vijim”, shtoi ai.
Autoritetet që operojnë me hekurudhat dhe sistemin e metrosë, thanë se trenat do të ngadalësojnë shpejtësinë, por shërbimet nuk do të ndërpriten.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë