Takimi Biden-Putin, Agim Nesho: Amerika u rikthye, tashmë kemi një botë me rregulla të përcaktuara

17 Qershor 2021 | 10:31

Ish-ambasadori Agim Nesho tha për Euronews Albania se vizita e suksesshme e presidenti amerikan Joe Biden në Europë përbënte në thelb edhe strategjinë e tij për kthimin e Amerikës.

Z. Nesho theksoi se Biden, si një politikan karriere solli disa iniciativa të shkëlqyera, duke riaktivizuar më të bashkuar aksin perëndimor atlantiko-verior, përcaktoi kundërshtarët politikë dhe sfiduesit që ka në shekullin e 21 SHBA dhe BE; Federata Ruse si kundërshtarët politikë dhe si sfiduese Kinën.

Sipas tij, takimi i presidentit amerikan, Biden me atë rus, Putin është i një rëndësie të veçantë, pasi shmang si të panevojshme një luftë tjetër të ftohtë mes Rusisë dhe Perëndimit në Evropë dhe nga ana tjetër kërkon që edhe me kundërshtarët  të përcaktohen kushtet për bashkëpunim të frytshëm për çështje të rëndësishme.

“Vetë Putin tha për Biden se është shtetar duke bërë diferencën me shumë të tjerë që ka takuar sa ka qenë në pushtet.

Ky samit e evidentoi se kemi të bëjmë me një rikthim të establishmentit të përfaqësuar nga një brez politikanësh që mbështesin një sistem vlerash pa bërë kompromise. Biden po synon një politikë në bazë të rregullave, jo si të paparashikueshme. Pra, kemi një rikthim të diplomacisë funksionale që e avantazhon këtë administratë. Kemi një rikthim më të fuqishëm të Amerikës. Ka sfida të forta; një superfuqi e re siç është Kina që nuk i bindet rregullave të rendit botëror. Kemi një botë me rregulla të përcaktuara tashmë”, u shpreh ish-ambasadori.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026