Takimi i kryeministrit Rama me Blinken mbyllet me marrëveshje
Sekretari i Shtetit për SHBA, Antony Blinken dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar këtë të diel një takim në Bruksel, takim që është mbyllur me nënshkrimin e një marrëveshje për koordinimin mes dy vendeve në përdorimin e teknologjisë 5G.
Sekretari Blinken tha se Shqipëria është një partner dhe aleat i SHBA dhe me këtë marrëveshje kryeministri Rama po tregon një shembull të mirë dhe për vende të tjera.
“Mendoj se po vendos një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojë për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne, të punojmë me shitës të besuar dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’u dërguar të tjerëve”, u shpreh z. Blinken.
“Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që Shqipëria dhe SHBA kanë bërë së bashku përfshirë “Defender 21”. Presim që të merrni dhe detyrën në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe mezi presim të bashkëpunojmë”, ka shtuar kreu i DASH.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se për Shqipërinë është krenari që jetë në krah të SHBA dhe e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një moment të rëndësishëm.
“Për mua dhe ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh dhe u kemi kërkuar vendeve të tjera në rajon që të bëhen pjesë dhe të gjithë së bashku të bëhemi pjesë për një korridor të sigurtë komunikimi dhe ta vëmë atë në duar të qytetarëve dhe institucioneve shqiptare dhe të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tjerë që ndonjëherë janë dashakeqës”, deklaroi z. Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta