Takimi Kurti-Vuçiç, analistët shprehen se Kosova s’duhet të pranojë gjithçka që propozohet nga Serbia

18 Korrik 2021 | 10:16

19 korriku është data kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballen për të dytën herë.

Takimi i parë mes tyre nuk solli asnjë rezultat. E të njëjtin fund si në takimin e mëparshëm, e pret analisti Adrian Çollaku.

Megjithatë, kështu nuk e sheh analisti Bardhyl Hasanpapaj. Sipas tij, pala kosovare ka qenë konstruktive dhe e përshtatur në dialog.

“Pala serbe, atë qasje ka pasur dhe do të ketë, duke akuzuar palën kosovare në vështirësitë në dialog. Por, me një qasje serioze të palës kosovare, unë besoj që dhe kjo do të vërtetohet dhe kjo do të shihet edhe nëpërmjet ndërmjetësuesve, përkatësisht prej BE, që nuk është faji i Kosovës. Kosova është një palë në këtë tryëze që duhet të paraqesë idetë e saj”, tha ai.

Z. Hasanpapaj thotë se kërkesat e palës kosovare që mos të diskutohen tema të tjera pa largimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, nuk janë veprime për zvarritje, por kërkesa të duhura.

Por, sipas Çollakut, status quo-ja nuk mund të sjellë diçka të mirë për Kosovën.

Se status quo-ja nuk është në favor të Kosovës e thotë edhe Hasanpapaj, por sipas tij, veprimet e palës kosovare nuk po i kontribuojnë asaj.

Ai vlerëson se gatishmëria e palës kosovare për takime e dialog, por edhe strategjia që mos të pranohet çdo gjë që i serviret në tavolinë, është për t’u përkrahur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026