Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Inkurajoj të dyja palët të rifillojnë dialogun
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell deklaroi para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.
Borrell shtoi se inkurajon të dyja palët të rifillojnë dialogun dhe të mos vonohen në arritjen e rezultateve.
“Sot së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të presim zhvillimin e dialogut e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që ky takim zhvillohet në të njëjtën kohë që liderët e BE takohen këtu në Bruksel me presidentin Biden. Inkurajoj të dyja palët të rifillojnë dialogun dhe të mos vonohen në arritjen e rezultateve. Nuk është një dialog i lehtë e duhet angazhim nga të dyja palët që të përfitojnë të populli i Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Borrell.
Sot në Bruksel ka nisur takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Sipas një njoftimi të BE-së, në takim po marrin pjesë edhe kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Për këtë takim, Kurti ka deklaruar më herët se në tryezë palët duhet të jenë të barabarta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rinis dialogu Kosovë-Serbi, mbahet sot në Bruksel takimi i parë Kurti-Vuciç me ndërmjetësimin e BE
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta