Takimi Kurti-Vuçiç, Haradinaj: Qasja e Kurtit në dialog është e rrezikshme
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron të rrezikshme e te gabuar qasjen e kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në procesin e dialogut me Serbinë. Haradinaj ka thënë se në takimin e djeshëm përballë palës serbe në Bruksel, z. Kurti është dashur të shkojë me vetëm një pikë, njohjen reciproke.
“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme. Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”, tha z. Haradinaj.
Sipas politikanit opozitar, z. Kurti po e rikthen dialogun në fillim dhe po kërkon të krijojë marrëdhënie të re ekonomike me Serbinë, më të avancuar se nisma e njohur si Minishengen.
“Është një qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti, pra e gabuar, ai po e rikthen dialogun në fillim, po kërkon me kriju marrëdhënie të re ekonomike tregtare pra me pikën 1 mes Kosovës dhe Serbisë, më të avancuara se Mini-shengeni, para njohës, që është një rrezik dhe njëkohësisht është proces që përfshinë BE-në dhe që stërzgjatet, po ashtu e ka të gabuar qasjen për një marrëveshje paqe, ajo që i mbetet Kosovës me Serbinë është njohja, kryeministri ish dashtë pas gjithë kësaj kohe më në fund të shkojë me vetëm një pikë të rendit të ditës, njohjen reciproke dhe çështjet që lidhen me njohjen por jo edhe ta relativizojë çështjen e njohjes me çështje të CEFTA-s dhe SEFTA-s”, u shpreh Ramush Haradinaj.
Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë për herë të parë në takim përballë presidentit serb, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pas takimit në Bruksel, Kurti ka shkruar se ka shprehur gatishmërinë për dialog konstruktiv dhe njohje të ndërsjellë.
Takimi i radhës në Bruksel pritet të mbahet me 25 korrik.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta