Takimi në Bruksel, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk u përmend asociacioni
“Me asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni,” – kështu deklaron zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi një javë pas takimit në Bruksel mes përfaqësuesit serbë.
“E vetmja çështje ku qëndrimi ynë dhe i BE-së nuk ka qenë i njëjtë kishte të bënte me tabelat me shkurtimin KS (identifikues për shtetin e Kosovës),” – shkruan zv.kryeministri në një postim në Facebook.
Ai thekson se gjatë takimeve është shprehur se “vetëm atëherë kur në Kosovë të mos funksionojë asnjë strukturë paralele serbe; kur nuk do ketë financim ilegal nga Serbia dhe kur askush në Evropë të mos e kontestojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, mund të ulemi dhe diskutojmë seriozisht për modalitetet më të përshtatshme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve”.
Ai deklaron se janë identifikuar 11 marrëveshje, për të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj.
Ndërkaq, pala serbe ka ngritur 5 çështje, si tema për të cilat pretendon se Kosova nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, me fokus kryesor tek asociacioni i komunave me shumicë serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti fton vendet e rajonit për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e gjenocidit të Srebrenicës
- Ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli mbërrin në Kosovë pas vdekjes së babait
- Dialogu me Serbinë, Albin Kurti paralajmëron takim me presidentin e Francës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta