Takimi Putin-Zelenski mund të mbahet në Turqi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Volodimir Zelensku mund të takohen në Turqi, raporton agjencia e lajmeve ukrainase ‘Interfax’.
Presidenti turk, Tayyip Erdogan i ka telefonuar Putinit dhe Zelenskit të premten dhe pritet të konfirmojë se janë gati për një takim së shpejti, thotë negociatori David Arakhamia.
Mundësia e një takimi Putin-Zelenski është diskutuar që kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë.
Vetë presidenti i Ukrainës i ka bërë disa herë thirrje kreut të Kremlinit për të negociuar ballë për ballë.
Ukraina ka premtuar se do të refuzojë të bëhet pjesë e NATO-s, por nga ana tjetër Rusia kundërshton dhe anëtarësimin në BE.
Zelenski gjithashtu është treguar i hapur për të diskutuar dhe mbi statusin e neutralitetit që Ukraina duhet të mbajë si dhe për pozitën e rajonit të Donbasit.
Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë