Taksa e alkoolit në Turqi, qytetarët i distilojnë vetë pijet e tyre
Taksa e vendosur nga qeveria e presidentit Erdogan ndaj pijeve alkoolike ka bërë që në qytete të ndryshme të Turqisë, baret të boshatisen.
Taksimi i ka detyruar pijedashësit që t’i distilojnë vetë pijet e tyre.
Tryezat janë thuajse të boshatisura në lagjen më të gjallë të Stambollit, pasi taksat mbi alkoolin u rritën me 50 për qind.
Kjo është një nga goditjet më të mëdha që qeveria turke i dha konsumit të alkoolit në vend.
Presidenti Erdogan, një mysliman i përkushtuar, ka thënë se njerëzit më mirë të pinë bozë se sa raki.
Por kriza ekonomike në vend dhe rënia e lirës bëjnë që vendi të ketë nevojë për të ardhura.
“Njerëzit që vinin 3 ose 4 ditë në javë, tani vijnë vetëm një ditë. Një person që pinte 5 ose 6 birra, tani pi 2 ose 3. Ndaj është e natyrshme që vendosja e taksës të na ketë prekur”, tha Ali Iktu, pronar bari, në Stamboll.
Por konsumatorët nuk do të ndalen, thotë Serdar Bayar, pronar i një dyqani pijesh.
Pijedashësit po bëhen kimistë dhe po distilojnë vetë pijet e tyre. Në YouTube ka pa fund video që tregojnë se si të përgatisësh pije në kushtet e shtëpisë.
“Ata do të blejnë alkool kontrabandë dhe kjo do të shkaktojë pasoja të padëshirueshme, që nuk duam t’i shohim”, tha Serdar Bayar, pronar dyqani pijesh në Stamboll.
Vetëm dhjetorin e kaluar, 84 persona humbën jetën nga alkooli i paligjshëm, përpara se çmimet të rriteshin. Ndërsa këtë javë policia e Stambollit bastisi një laborator pijesh dhe arrestoi disa të dyshuar.
Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 12:34 Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
- 12:28 Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)