Taksat e paguara nga Bankers Petroleum në arkën e shtetit kapin vlerën e 890 mln $

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prodhimi i naftës në vendburimin Patos-Marinëz arriti në rreth 540 mijë tonë vitin e kaluar, pasi Bankers rifilloi shpimin e puseve të reja. Investimet u rritën gjatë vitit 2022 për shkak të çmimeve më të larta të naftës në tregjet ndërkombëtare, të cilat përmirësuan kapitalin e kompanisë.

Bankers është kompania më e madhe e prodhimit të naftës, e cila përfaqëson rreth 90% të totalit të naftës së prodhuar në vend dhe zë një pjesë të konsiderueshme në eksportet shqiptare.

Burime zyrtare të Bankers konfirmojnë se në fund të vitit pagesat e rentës minerare arritën në mbi 48 milionë dollarë. Krahasuar me vitin 2021, kompania ka rritur pagesat e rentës minerare ndaj shtetit shqiptar me 50% duke rikonfirmuar pozicionin e saj si një nga taksapaguesit më të mëdhenj në vend. Renta minerare e paguar nga Bankers dominon buxhetin e doganave duke përfaqësuar rreth 80% të totalit të rentës të paguar në Shqipëri.

- Advertisement -

Në total, që nga fillimi i veprimtarisë së saj në Shqipëri, Bankers ka paguar më shumë se 675 milionë dollarë rentë minerare në buxhetin e shtetit shqiptar. Ndërsa në total, taksat e paguara ndaj qeverisë arritën në rreth 890 milionë dollarë në fund të vitit 2022.

Burime zyrtare nga Bankers konfirmojnë se kompania do të vazhdojë të jetë një investitore me vlerë për një periudhë afatgjatë dhe është reciprokisht ndihmuese dhe përfituese me qeverinë shqiptare.

“Ne kemi plane ambicioze për vitet në vijim. Krahas shpimit të puseve të reja horizontale kemi hartuar edhe strategjinë e re për të prodhuar me teknologji të avancuara, si metoda termike, e cila rrit energjinë në shtresa dhe shtyn më shumë naftë në sipërfaqe”, bëjnë të ditur drejtuesit e Bankers.

Ata konfirmojnë se po ndërmerren hapa të rëndësishëm në projektet mjedisore pasi kompania tashmë ka filluar trajtimin e mbetjeve të naftës dhe ka plane ambicioze për të trajtuar të gjithë llumin që prodhohet gjatë operacioneve hidrokarbure.

“Projekte të tjera të rëndësishme që do të vijojnë këtë vit janë modernizimi i rrjetit energjetik, proces ky i rëndësishëm në përmirësimin e standardeve mjedisore”.

Rezultatet kryesore nga 2004 deri në 2022

890 milion USD – taksa të paguara në total

675 milion US$ –  rentë minerare të paguara

20.7 milion US$ – taksa vendore të paguara

49.4 milion USD – akcizë

25.3 milion USD – sigurime shoqërore














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Vritet gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli

Vritet një grua në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dalip Alshiqi”. Liridona Murseli, gruaja...

Moravë/ Benzi del nga rruga, përfundon në kanal dhe shpërthen në flakë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga, ka përfunduar në kanal dhe ka...

Ish-luftëtari i UÇK: Pse shqiptarët e Shqipërisë janë më patriotë se ata të Kosovës

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjesti që bënë shqiptarët e Shqipërisë në vitin ‘99 duke strehuar...





TË FUNDIT

Vritet gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli

Vritet një grua në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dalip Alshiqi”. Liridona Murseli, gruaja...

Moravë/ Benzi del nga rruga, përfundon në kanal dhe shpërthen në flakë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga, ka përfunduar në kanal dhe ka...

Ish-luftëtari i UÇK: Pse shqiptarët e Shqipërisë janë më patriotë se ata të Kosovës

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjesti që bënë shqiptarët e Shqipërisë në vitin ‘99 duke strehuar...

“Patriotizmi nuk blihet”, Mërtiri përplaset me Kikian: Njeriu edukohet

Sociologu Ergus Mërtiri debatoi sa i takon patriotizmit të shqiptarëve në “Now me Erla Mëhillin” përballë gazetarit Mentor Kikia. Ky i fundit u shpreh se...

Luftoi krah UÇK-së, Goxhaj: Shkuam për nacionalizëm, ja ku ndryshon me patriotizmin

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se nacionalizmi dhe patriotizmi janë dy gjëra të ndryshme. Goxhaj u shpreh se...






 








Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×