Taksim progresiv për profesionistët, qeveria synon të arkëtojë 17 milionë euro
Qeveria parashikon që të mbledhë 17 milionë euro në vit nga përfshirja e profesionistëve të lirë në skemën e tatimit progresiv.
Parashikimi shprehet në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa si plan është i pasqyruar edhe në strategjinë afatmesme të të ardhurave, dokumenti udhëzues i financave për taksat deri në 2026.
Aktualisht, profesionistët e lirë trajtohen si biznese nga qeveria, duke u përfshirë në skemën e TVSh-së dhe tatimit mbi fitimin.
Kjo do të thotë se nëse nuk kalojnë 10 mln lekë të ardhura në vit, ata nuk paguajnë TVSh dhe nëse nuk kalojnë 14 milionë lekë nuk paguajnë tatim mbi fitimin. Shumica e profesionistëve të lirë s’i kalojnë këto shifra.
Propozimi i qeverisë i përfshin në skemën e tatimit progresiv. Një formulë e mundshme që pasqyrohet në strategjinë afatmesme të të ardhurave është që skema e taksimit të tyre të jetë mbi të ardhurat neto, pas zbritjes së 10, ose 20 për qind të shumës, që njihet si shpenzime të nevojshme.
Te profesionet e lira përfshihen avokatë, stomatologë, farmacistë, jurist dhe çdo profesion tjetër, që ushtruesi i tij e bën përmes regjistrimit si person fizik. Përfshirjen e tyre në skemën e taksimit progresiv e ka sugjeruar edhe Banka Botërore.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta