English

Talat Xhaferi diskuton për rajonin në një intervistë për Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vizita në Ukrainë, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe dialogu Kosovë-Serbi ishin disa nga temat kryesore për të cilat Euronews Albania u interesua në një intervistë me Talat Xhaferin, kryetar i kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në një intervistë për Euronews Albania, tha se shkuarja e tij në Ukrainë i la gjurmë, sidomos funksionaliteti dhe bashkimi institucional.

“Gjendja faktike në kontekst negativ, dallon nga sa pak mund të shohim përmes mediave. Përjetimi i drejtpërdrejtë lë gjurmë”, tha ai.

Sa i përket mosmarrëveshjeve të hapura me Bullgarinë dhe bllokimit të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare, Xhaferi është i rezervuar për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.

“Nëse i lihet puna e vendimmarrje bilaterale dhe komunikimit mes dy vendeve mendoj se është proces i zgjatur dhe nuk mund të zgjidhet. Gjithsesi, ai proces i negociatave është i mbështetur nga faktori ndërkombëtar me ndërmjetësim dhe me lehtësim të komunikimit. Pritshmëritë janë të tejkalohn dallimet dhe të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare për RMV-në dhe Shqipërinë”, tha ai.

Ai thotë se në fund të fundit, të gjitha shtetet kanë të drejtë të kenë aspiratat e tyre, por ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për procesin e anëtarësimit, varet nga Bashkimi Evropian.

“Aspekti i pretendimeve është çështje e të drejtës së çdo shteti. Ajo nuk varet nga vendimet e Shqipërisë por të Be-së”, tha ai.

Xhaferi thotë se është e kuptueshme që institucionet e Kosovës nuk bëhen pjesë e nismës rajonale për bashkëpunim, Ballkani i Hapur.

“Mbi bazat e procesit të Berlinit janë vendosur edhe parimet e Ballkanit të Hapur. Por kjo duhet të jetë e plotë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, pa u zgjidhur raportet midis Serbisë dhe Kosovës, është i kuptueshëm qëndrimi i Kosovës”, tha ai.

Ai thotë se duhet vlerësuar se cilën anë po mban Serbia në raport me Rusinë.

“Deklaratat parazgjedhore ose të qëllimta të Vuçiçit kundrejt vendeve që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë, ku tha se llogariten armike edhe ndaj Serbisë, që e ngarkon idenë e Ballkanit të Hapur, duke qenë se Shqipëria dhe RMV-ja kanë vendosur sanksione. Institucionet përkatëse duhet ta vlerësojnë këtë situatë”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Xhaferi thotë çfarëdo marrëveshje që arrihet, duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“S’do mend që çfarëdolloj marrëveshje duhet të rrumbullakohet me njohje të ndërsjellët të dy vendeve”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×