Talebanët godasin gratë të cilat kishin dalë për të protestuar

13 Gusht 2022 | 13:19

Luftëtarët talebanë goditën gratë dhe vajzat që kishin dalë për të protestuar.Ky ishte një tubim i rrallë në kryeqytetin afgan, disa ditë përpara përvjetorit të parë të kthimit në pushtet të islamistëve të linjës së ashpër.

Që nga marrja e pushtetit më 15 gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë zhdukur përfitimet  të arritura nga gratë gjatë dy dekadave.

Rreth 40 gra – duke brohoritur “Bukë, punë dhe liri” – marshuan para ndërtesës së ministrisë së arsimit në Kabul, përpara se luftëtarët t’i shpërndanin duke qëlluar me armë në ajër.

Disa gazetarë që mbulonin protestën – u goditën  po ashtu nga luftëtarët talebanë.

Pas marrjes së pushtetit, talebanët premtuan një version më të butë të sundimit të ashpër islamik. Realiteti tregon të kundërtën. Dhjetëra mijëra vajza nuk lejohet të shkojnë në shkollat e mesme, grave u është ndaluar të udhëtojnë vetëm në udhëtime të gjata.

Në maj, udhëheqësi suprem i vendit madje i urdhëroi  që të mbuloheshin plotësisht në publik, duke përfshirë edhe  fytyrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026