Talebanët refuzojnë hapjen e shkollave për vajzat afgane

5 Mars 2023 | 18:21

Autoritetet talebane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vajzat afgane gjatë vitit të ri shkollor.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kabul më 5 mars.

I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha se ai nuk ka dëgjuar “asnjë zotim” nga ministrat talebanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje.

“Hapja e shkollave dhe universiteteve për ofrimin e edukimit kualitativ për djemtë dhe vajzat afgane, gratë dhe burrat, nuk është opsional”, tha Niklasson.

Që kur grupi i linjës së ashpër u rikthye në pushtet në gusht të vitit 2021, Afganistani është bërë shteti i vetëm në botë që ua mohon shkollimin grave.

Aktualisht gratë dhe vajzat afgane nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet. Përveç shkollimit, gratë dhe vajzat afgane janë privuar edhe nga të drejta të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026