Targat Kosovë-Serbi, nesër mbahet mbledhja e parë në Bruksel

20 Tetor 2021 | 11:41

Nesër në Bruksel do të mbahet mbledhja e parë e grupit teknik për gjetjen e një zgjidhjeje për targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë.

Veriu i Kosovës u tensionua pas 20 shtatorit kur qeveria vendosi reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Në mbledhjen në Bruksel nesër do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore:

1. Zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Europian

2. Të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët

3. Nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut.

Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.

Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet.

Javën e kaluar autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve që jetojnë në këtë zonë. Përleshjet midis policisë dhe protestuesve lanë të lënduar 20 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026