Tarifat e SHBA, Trump: Kina po kërkon marrëveshje! Koreja e Jugut po negocion

8 Prill 2025 | 17:39

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump thotë se beson se Kina do të arrijë një marrëveshje për tarifat e mundshme prej 104% që SHBA ka kërcënuar të vendosë.

“Kina gjithashtu dëshiron në mënyrë dëshpëruese të bëjë një marrëveshje,  por ata nuk dinë si ta fillojnë atë. Ne presim thirrjen e tyre. Do të ndodhë!”-shkruan ai.

Trump shton se sapo ka folur me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut për tarifat.

“Ne folëm për tepricën e tyre të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, tarifat, ndërtimin e anijeve, blerjen në shkallë të gjerë të LNG-së amerikane, sipërmarrjen e tyre të përbashkët në një gazsjellës në Alaskë dhe pagesën për mbrojtjen e madhe ushtarake që i ofrojmë Koresë së Jugut”, shkruan presidenti amerikan.

Ai shton se një ekip nga Koreja e Jugut është nisur për në Uashington për të negociuar mbi një marrëveshje “dhe gjërat po duken mirë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026

Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur

Një person ka humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe tre janë plagosur pasi një varkë pontone u përmbys rreth 600 jardë larg...
17:09 | 15/07/2026