Bursat “derdhin gjak”, efektet e tarifave amerikane: Rënie në SHBA, Evropë e Azi

7 Prill 2025 | 15:22

Tregjet financiare evropiane po përjetojnë sesionin më negativ që nga rënia e pandemisë së COVID-19 në mars të 2020-s, për shkak të tarifave amerikane.

Kështu, në Londër treguesi i FTSE ka shënuar 4.9 për qind rënie; Dax në Gjermani ra me 10 për qind në minutat e para të ditës, ndërsa CAC në Francë me 5.7 për qind.

Trendi ka prekur edhe bursën italiane, që ka rënë me 6.51 për qind, si dhe atë Spanjolle që ka humbur 6.06 për qind.

Në orën e mbylljes tregjet përjetuan një lloj stabilizimi, me humbjet që u reduktuan; por sërish, situata mbetet e tensionuar dhe komplekse.

Edhe vetë bursat amerikane përjetuan humbje këtë të hënë. “S&P”  ra me 3.5 për qind, Nasdaq me 4.5 dhe Dow Jones me 2.9.

Ditë të zezë regjistruan edhe tregjet aziatike, teksa përshkallëzimi i luftës tregtare globale vazhdon të ushtrojë presion tek investitorët.

Bursa e Hong Kongut ra me thuajse 10 për qind në momentin e hapjes, ndërsa japonezja Nikkei me 6 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët në 18 muaj.

Ndërkohë, në Korenë e Jugut rënia ishte mbi 4 për qind, ndërsa në Australi rreth 4 për qind. Edhe në kontinentin e largët, pavarësisht se treguesit më vonë u stabilizuan disi, tregjet po notojnë në ujëra të trazuara.

Ekspertët e kanë cilësuar situatën si një ‘hemorragji masive’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026