SHBA mbron vendimin për tarifa në ishullin e largët të pinguinëve dhe fokave

7 Prill 2025 | 09:40

Sekretari amerikan i Tregtisë ka mbrojtur vendimin e vendit për të vendosur tarifa ndaj një grupi ishujsh të pabanuar, të cilët janë të populluar vetëm nga pinguinë dhe foka.

Vendosja e tarifave në ishujt Heard dhe McDonald kishte për qëllim të mbyllte “boshllëqet qesharake” dhe do të parandalonte vendet e tjera që të transportonin përmes ishujve për të arritur në SHBA, tha Hoëard Lutnick për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.

Autoritetet në Australi reaguan me habi javën e kaluar kur mësuan për tarifat në ishullin, i cili ndodhet 4,000 km nga Australia, shkruan BBC.

Ministri i saj i tregtisë, Don Farrell, i tha gazetës ABC se vendosja e tarifave ishte “qartësisht një gabim” që tregonte një “proces të nxituar”.

Por kur u pyet për përfshirjen e territorit australian në listën e tarifave të Trump, Lutnick tha: “Nëse lini ndonjë gjë jashtë listës, vendet që përpiqen të arbitrazhojnë në thelb Amerikën kalojnë nëpër ato vende tek ne”.

“Presidenti e di këtë, ai është i lodhur nga kjo dhe ai do ta rregullojë atë”.

Intervista e Lutnick ishte një nga disa të dhëna nga zyrtarë të qeverisë amerikane për të mbrojtur tarifat e reja të presidentit pasi të tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA ranë me më shumë se 5% të premten, në javën më të keqe për tregun e aksioneve amerikane që nga viti 2020.

Transporti i produkteve përmes një porti në tjetrin në një proces të njohur si ‘transshipment’ është i zakonshëm në tregtinë globale. Por Pew Charitable Trusts, një organizatë e politikave publike, thotë se kjo metodë mund “t’u mundësojë aktorëve të këqij të fshehin ose manipulojnë të dhënat” rreth ngjarjeve të transportit.

OJQ-ja vlerëson se qindra miliona dollarë ton dhe specie të ngjashme lëvizen ilegalisht nëpërmjet kësaj metode në Paqësorin perëndimor dhe qendror çdo vit.

Është e vështirë të merret një pasqyrë e qartë mbi importet nga ishujt Heard dhe McDonald në SHBA.

Sipas të dhënave të eksportit nga Banka Botërore, ishujt, gjatë viteve të fundit, zakonisht kanë eksportuar një sasi të vogël produktesh në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026