Tarifa e Trump nis zbatimin dhe në Kosovë, bizneset thirrje qeverisë për mbështetje

5 Prill 2025 | 14:55

Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur të mbledhin tarifën prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump ndaj importeve nga shumë shtete, përfshirë Kosovën.

Vendimi për tarifën fillestare prej 10% ka nisur të zbatohet në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA-së në orën 12:01 të mëngjesit (06:00, sipas kohës lokale në Kosovë).

Kosova është një nga vendet që ka marrë tarifë prej 10% për importet e saj në SHBA që nga data 2 prill.

Përfaqësues të odave ekonomike kanë paralajmëruar se kjo tarifë do të ketë ndikim të madh tek eksportuesit kosovarë, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë tarifën prej 10% për mallrat nga SHBA-ja dhe të mbështesë bizneset kosovare të prekura nga vendimi i Trumpit.

Njoftimi i Trumpit për vendosjen e tarifave ndaj importeve nga të gjitha shtetet e botës më 2 prill tronditi tregjet globale të aksioneve.

Ndërkaq, të mërkurën do të hyjnë në fuqi tarifat më të larta reciproke të Trumpit që variojnë nga 11% deri në 50%.

Importet nga Bashkimi Evropian do të goditen me një tarifë prej 20%, ndërsa mallrat kineze do të taksohen me një tarifë prej 34%, duke e çuar në total tarifën për Kinën në 54%.

Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja mallrat që janë subjekt i tarifave të veçanta prej 25% për arsye të sigurisë kombëtare. Këtu përfshihen çeliku dhe alumini, makinat, kamionët dhe pjesët për automjete.

Administrata amerikane ka publikuar gjithashtu një listë me mbi 1.000 kategori produktesh që janë përjashtuar nga tarifat e reja. Këtu përfshihen nafta e papërpunuar, produktet e naftës dhe importe të tjera të energjisë, barnat farmaceutike, uraniumi, titani, lëndë drusore, gjysmëpërçuesit dhe bakri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026