Tatuazhi identifikon gruan e vrarë në Belgjikë pas 31 vitesh

14 Nëntor 2023 | 17:06

Një grua britanike e cila u vra në Belgjikë 31 vite më parë është identifikuar falë tatuazhit të saj, një lule.

Familjarët mundën ta identifikonin vajzën e vrarë pasi Interpol nisi një fushatë për identifikimin e 22 grave, eshtrat e të cilave u gjetën në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë gjatë disa viteve.

Kontakti i fundit që ajo kishte pasur me familjarët kishte qenë përmes një kartoline në maj të vitit 1992. Një muaj më pas trupi i saj u gjet nga policia dhe nuk ishte identifikuar deri më sot.

“Jemi të tronditur, lajmi ishte zemërthyes, por sidoqoftë jemi thellësisht mirënjohës që kemi zbuluar çfarë i ka ndodhur Ritës,” – u shpreh familja Roberts.

Shumica dyshohet se janë të ashtuquajturat viktimat e  vrasjeve të ‘rastit të ftohtë’ dhe disa të trafikuara ndoshta nga Evropa Lindore. Interpoli ka angazhuar edhe njerëz të famshëm nga disa shtete për të promovuar fushatën e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026